Sulmuesi i Ajaksit, Antoni, u përfol përpara disa ditësh për një skandal që kishte ndodhur në Brazil, me 22-vjeçarin që kishte tradhtuar të dashurën dhe kishte lënë me barrë një DJ të njohur.
Gjithsesi, kjo gjë nuk e mohon faktin që braziliani është një nga talentet më premtues në futboll, me klube të mëdha që vihen në kërkim të shërbimeve të tij.
Njëri prej tyre është dhe Mançester Junajtid. Trajneri i ri i “Djajve të Kuq”, Erik Ten Hag, po has një sërë problemesh me merkaton, me shumë lojtarë që refuzojnë të luajnë në radhët e Junajtid.
Me Antonin, kjo gjë pritet të jetë ndryshe, pasi ishte pikërisht trajneri holandez ai që i dha mundësinë 22-vjeçarit për të performuar në arenën e futbollit europian. Kjo gjë mund të jetë një shtysë dhe për të që të transferohet në Angli dhe të nisë një aventurë të re.
Arena e Lajmit
Loading…