Nëse fshihemi pas ‘kush’ dhe ‘pse’, atëherë nuk e luftojmë dot korrupsionin”, Preç Zogaj për skandalet e Gazhelit në dogana: News24 ka investiguar për të vërtetën, duhen akuza nga SPAK dhe shkarkime

1601468473 Gentgazheli 770x434

Analisti Preç Zogaj, në rubrikën “Opinion” në News24, mes të tjerash ka folur edhe mbi skandalet e denoncuara nga mediat në dogana.

Ai u shpreh se organet e drejtësisë duhet të veprojnë dhe të merren me faktet, jo me personat që denoncuan.

“E kam ndjekur me vëmendje investigimet e medias suaj, këtu flitet për të vërtetën. Nëse do të nisim të themi ‘çfarë ka që po e nxjerr’ apo ‘ku do të dali’, atëherë lufta kundër së keqes nuk ka kurrë përparim. Qeveria ndoshta është indiferente ndaj denoncimeve me fakte por organet e drejtësisë duhet të bazohen tek fakti. Kush thua kush është ky bëhet e gjitha për të mbuluar. Nuk çuditem sepse këtu është e vështirë të gjesh një ishull të vogël të pa kontaminuar fort nga tundimi korruptiv. Bëj apel që drejtësia të marrë faktet sepse edhe shpifja dënohet, nëse shpifet, por ata e dinë që nuk ka shpifje se ndryshe do të hidhnin ato në gjyq. Verifikimi është detyrim, por duhet reagim ligjor deri në akuza për të përfshirët, akuza shkarkime kjo është lufta.
Duke u fshehur pas “kush” dhe “pse” nuk luftohet korrupsioni”, u shpreh Zogaj.

Zogaj foli edhe në lidhje me afera të tjera korruptive të qeverisë Rama, përfshirë atë të çmimit të rrugëve.
Ai u shpreh se nëse krahasohet një kilomentër rrugë fushore e bërë nga qeveria Rama me kostot e rrugës së Kombit, kostoja e së parës del disa milion euro më e lartë për kilometër.

“Kostot e rrugëve të qeverisë Rama janë stratosferike. Nuk justifikohen. I kam krahasuar me rrugën e Kombit, por nëse rrugët fushore të Ramës kushtojnë në këto çmime të publikuara, rrugën e Kombit mund të themi na e kanë bërë dhuratë. Rëshen Kalimash tuneli rreth 9.5 mln euro kilometri, një rrugë e ndërtuar nga hiçi në gurë. Ndërsa rrugët fushore, 13-14 mln euro km ndoshta edhe më shumë”, u shpreh ai.

Nëse fshihemi pas ‘kush’ dhe ‘pse’, atëherë nuk e luftojmë dot korrupsionin”, Preç Zogaj për skandalet e Gazhelit në dogana: News24 ka investiguar për të vërtetën, duhen akuza nga SPAK dhe shkarkime

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook