Besmir Shabani nuk është më trajneri i Orikut, i cili pasi ngjiti skuadrën në Kategorinë e Parë pas një viti mungesë.
Këtë lajm e ka bërë me dije vetë vlonjati i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale, i cili thekson se kjo gjë nuk ishte në dëshirën e tij.
“Presidenti dhe bordi drejtues vendosën që unë mos të jem më trajner i ekipit të KF Orikut, edhe pse kjo nuk ishte në dëshirën time..! Dua të falënderoj në radhë të parët çunat të gjithë për çdo gjë që bëmë së bashku, e ngjitëm Orikun në Kategorinë e Parë..!
Keqardhje e madhe që nuk do jem më pjesë e juaja, për ju dhe për miqtë e mi të vërtetë që kam në Orikum, por kështu e desh fati. Ju jam mirënjohës të gjithëve ju që më mbështetët në këtë mrekulli që arritëm së bashku, tifozë, miq të respektuar”, ishin fjalët e shkruara nga Shabani.
Arena e Lajmit
Loading…