Agresioni kibernetik në Shqipëri, drejtoresha e AKSHI-t: Ishin dy lloje sulmesh, nuk pati humbje të dhënash

32

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, në një komunikim dje në Facebook, ka dhënë detaje të reja lidhur me agresionin kibernetik mbi Shqipërinë.

Ajo theksoi se shkalla e goditjes ka qenë masive e lartë, por edhe reagimi ka qenë i menjëhershëm, duke shtuar se sot lufta kibernetike po përdoret si armë për të gjunjëzuar shtete.

“Agresioni është një luftë nga e cila ne do të mbrohemi edhe pse një pjesë e sistemeve janë rikuperuar. Por fatmirësisht sistemet po kthehen në normalitet. Sot ndodhemi pa media për të qenë komunikim me të gjithë publikun për të sqaruar situatën. Dua të sqaroj edhe disa hapa për mbrojtjen kibernetike.”, tha ajo.

Nga ana e saj drejtoresha e  AKSHI-t, Linda Karcanaj u shpreh se sulmet ishin të dy llojeve, ndërsa theksoi se nuk pati humbje të dhënash.

“Dua të njoftoj se 98% e shërbimeve online janë rikthyer në funksion pas sulmit kibernetik që pësuan faqet qeveritare pak ditë më parë”, tha ajo, duke shtuar: “Nuk pati humbje të dhënash falë reagimit të shpejtë. Janë zbatuar protokollet dhe politikat ndërkombëtare të sigurisë kibernetike. Sistemet u verifikuan një nga një që të ishim të sigurt për çdo element para se të ktheheshin online. Faqet zyrtare të ministrive dhe sistemi i fiskalizimit u rikthyen në funksion brenda 12 orësh. DPSHTRR po ashtu, drejtoria e Doganave, Fondi me recetën elektronike. Mbi 98% e shërbimeve online janë tashmë funksionale. Katër ditë pas sulmit E-Albania u kthye në shërbim për një pjesë të shërbimeve”, deklaroi ajo.

 

Agresioni kibernetik në Shqipëri, drejtoresha e AKSHI-t: Ishin dy lloje sulmesh, nuk pati humbje të dhënash

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook