VIDEO/ I mashtroi të gjithë me lëvizjen e tij, rikthehet dhe njëherë në memorien e fansave goli magjik i Ronaldinjos në përvjetorin e 20-të

Një nga golat më të bukur në historinë e futbollit që do të mbahet mend gjatë ndër vite. 20 vite më parë, “Magjistari” brazilian, Ronaldinjo, realizoi atë goditje madhështore për ta dërguar në rrjetën e mbrojtur nga Derjvid Simen.

ronaldinjo vs angli

Sfida çerekfinale midis Brazilit dhe Anglisë në Botërorin “Kore e Jugut-Japoni 2002”, në minutën e 50’, Ronaldinjo lëshoi një gjuajtje fantastike nga goditja e dënimit, me të gjithë lojtarët që prisnin të shkonte si krosim drejt zonës, por që përfundoi në rrjetë, për të dërguar “Seleçaon” në gjysmëfinale.

Edhe sot, ky gol kujtohet me zemër të thyer nga të gjithë tifozët anglezë, të cilët shkonin me shpresa të mëdha atë Kampionat Botëror, por që ishte Brazili ai që triumfoi në fund, duke e çuar numrin e Kupave të Botës të fituara në 5, si asnjë kombëtare tjetër.

 

Arena e Lajmit


Loading…

VIDEO/ I mashtroi të gjithë me lëvizjen e tij, rikthehet dhe njëherë në memorien e fansave goli magjik i Ronaldinjos në përvjetorin e 20-të

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook