Dyshimet se ka qenë i arrestuar për trafik njerëzish në Itali, KQZ kërkesë prokurorit të përgjithshëm: Hetoni kreun e bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi

62169737 2194493063939950 1671658201394708480 N 604x440 1

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kërkuar sot Prokurorisë së Përgjithshme verifikimin e thelluar të të shkuarës së Kryetarit të Bashkisë së Divjakës Fredi Kokoneshi.

Kërkesa është shoqëruar edhe më dokumentacionin e nevojshëm. Kryetari i Bashkisë Divjakë dyshohet se ka qenë i përfshirë në veprimtari kriminale të trafikimit të qenieve njerëzore gjatë periudhës ku ka qendruar në Itali.

Kjo është kërkesa e dytë që i drejtohet Prokurorit të Përgjithshëm. Më herët ishte një grup deputetësh të PD, që bazuar në një deklaratë publike të ish-kryetarit të PS në Divjakë, i kërkuan Prokurorit të Përgjithshëm të hetonte kryebashkiakun e Divjakës.

Dyshimet se ka qenë i arrestuar për trafik njerëzish në Itali, KQZ kërkesë prokurorit të përgjithshëm: Hetoni kreun e bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook