Dyshohet se po planifikonte një atentat, zbulohen krimet e shqiptarit që u kap me 2 kallashnikovë në Greqi. Akuza për vrasje dhe plagosje

Whatsapp Image 2022 09 14 At 18.58.41

Të tjera detaje në lidhje me arrestimin e dy shqiptarëve në Greqi, të cilët thuhet se ishin duke përgatitur një atentat, ndërsa ata u kapën me 2 kallashnikovë.

Mësohet se ndaj njërit prej tyre, një 37-vjeçar, është ngritur akuza për vrasje dhe tentativë vrasje. Hetimet me te fundit të policisë greke kanë zbuluar se një nga të arrestuarit e sotëm është autor i një vrasje të ndodhur në 31 korrik në Agia Varvara ku u vra një 39-vjeçar dhe i një tentative vrasje ndodhur më 15 korrik në Athinë në zonën e Agio Pavlos ndaj një 36-vjeçari shqiptar.

Policia greke bën me dije se vrasja e 39-vjecarit ka ndodhur për larje hesapesh për trafikun e drogës, pasi dhe viktima ishte me precedentë penale. Shqiptari rezulton i dënuar për çështje droge, vjedhje, grabitje dhe gjobvenie. Ndërkohë, vazhdojnë hetimet për dy shqiptarët e kapur sot, armët e tyre dhe biletat që lidhin lëvizjet e tyre me qytetin e Igumenicës në kufi me Shqipërinë. Po ashtu mësohet se shqiptari tjetër i arrestuar, është një 22-vjeçar.

Arena e Lajmit

Dyshohet se po planifikonte një atentat, zbulohen krimet e shqiptarit që u kap me 2 kallashnikovë në Greqi. Akuza për vrasje dhe plagosje

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook