Partizani bëhet gati për Europën, ja si priten të rreshtohen “Demat” në sfidën me Saburtalon

Mbrojtja është një nga repartet ku Partizani ka më shumë nevojë për ndërhyrje për shkak të mungesës së alternativave. Dje të kuqtë zyrtarizuan Ndrecën dhe Rexhepin, teksa me ardhjen e tyre qartësohet edhe më shumë pamja që Partizani do të ketë në ndeshjet e Ligës së Konferencës.

Partizani

Andi Hadroj do të spostohet në anën e djathtë të mbrojtjes, për t’ia dorëzuar këtë pozicion përkohësisht Ndrecës.

Në mesfushë Matondo ka mbetur pak pas në përgatitje dhe Mehmeti e ka me dyshim angazhimin e tij ndaj Saburtalos, ndërkohë që Hoti dhe Rrapaj shihen si titullarë. Një mes Markut dhe Muratajt mund të mbulojë hapësirën e Matondos.

Nga ana tjetër, në sulm Skuka dhe Da Silva mendohen titullarë, teksa Cvetanoski pritet ta humbasë duelin me Carën për shkak të problemeve fizike që ka pasur në kohët e fundit.

formacioni i mundshem (1)

Arena e Lajmit


Loading…

Partizani bëhet gati për Europën, ja si priten të rreshtohen “Demat” në sfidën me Saburtalon

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook