“Deklarim të rremë të pasurisë”, GJKKO shtyn seancën për anëtarin e KPA. Ardian Hajdari akuza kryesueses së seancës: Në internet më dolën fotot tuaja me…

Hajdari

GJKKO shtyu seancën e parë gjyqësorë ndaj Ardian Hajdarit, anëtarit të KPA, të akuzuar për “deklarim të rremë te pasurisë”. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Hajdari kërkoi përjashtimin e kryesueses së seancës, Atalanta Zeqiraj.

I pa dehuri tha se kishte konstatuar faktin se gjyqtarja kishte miqësi me kallëzuesen e tij, ish-prokuroren Antoneta Sevdari. “Duke naviguar në internet më dolën para fotot ku shfaqeni ju dhe kallëzuesja ime gjatë procesit tuaj të vetingut në një marrëdhënie të afërt miqësore. Kam frikë të vijoj procesin e gjykimit, pasi nuk mendoj se do të jeni e paanshme”, u shpreh Hajdari. Ardian Hajdari është i akuzuar për veprat penale të “fshehjes së të ardhurave” dhe “deklarimit të rremë të pasurisë”.

Prej 7 shkurtit 2022, Hajdari është pezulluar nga detyra në KPA, pasi u mor i pandehur nga SPAK.

Arena e Lajmit

“Deklarim të rremë të pasurisë”, GJKKO shtyn seancën për anëtarin e KPA. Ardian Hajdari akuza kryesueses së seancës: Në internet më dolën fotot tuaja me…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook