Nga Tirana tek elefantët e Namibisë, portugezi Murinjo nuk jeton dot pa stres: Ja sekretet e suksesit tim

Madhështia e Zhoze Murinjos si trajner nuk është evidentuar asnjëherë në lojën që skuadrat e tij kanë shprehur ndër vite, prandaj të tjerët kanë zënë gjithmonë faqet e para, nga Guardiola te Jurgen Klop. Por portugezi ka një stil siç e ka edhe Karlo Ançeloti. Mou është konkret, i kushton rëndësi pikës dhe mbi të gjitha suksesit. Këtë e ka bërë tashmë me Romën, duke triumfuar në Ligën e Konferencave dhe këtë e ka treguar gjithmonë gjatë gjithë karrierës së tij.

Collage Maker-21-Jun-2022-04.51-PM

Sekreti kryesor për Moun është një: “Gjëja më e rëndësishme është që njerëzit t’ju ndjekin. Dhe për t’ju ndjekur, ata duhet të besojnë te ju. Normalisht ata e bëjnë këtë nëse ndihen empatikë ndaj jush. Në rastin tim si udhëheqës, kam përgjegjësinë që të mos i zhgënjej njerëzit, ekipin tim dhe tifozërinë”, tha ai për Forbes.

Në fakt, ka qenë revista e mirënjohur amerikane e cila ka vendosur t’i kushtojë kopertinën teknikut që fitoi Ligën e Konferencës rreth 4 javë më parë në Tiranë.

murinjo

SEKRETET E SPECIALIT – Rikthimi i tij në Serinë A nuk kishte si të kalonte pa gjurmë. Në fakt, me verdhekuqtë nuk arriti të siguronte pjesëmarrjen në Champions, por gjatë sezonit skuadra e tij shfaqi lojë bindëse.

55 prezencat sezonale me një mesatare prej 1.8 pikësh për ndeshje mbase do t’i kishin mjaftuar në një kampionat tjetër, por në sezonin e ri, Murinjo nuk do të luajë dot në nivel më të lartë sesa Liga e Europës.

Lidhur me qasjen e tij për fazën përgatitore, ai u shpreh: “Përpiqem të mos ndiej shumë presion në punën time. Mendoj se kam një marrëdhënie të mirë me stresin. Të mos e ndjesh atë nuk është mirë, si dhe ta ndjesh shumë atë përsëri nuk mund të quhet diçka e mirë, sidomos në profesionin që kam zgjedhur të ushtroj. Kështu që duhet të përpiqem të kem një ekuilibër të mirë. Për t’ia dalë me sukses përvoja ndihmon, sidomos në momentet e trysnisë së lartë nga të cilat mund të dalësh me kokën lart vetëm nëse ke nxjerrë mësime nga gabimet e së shkuarës”.

Aktualisht ai ndodhet në Namibi ku së bashku me familjarët po shijon relaksin e merituar pas një sezoni të ngarkuar. Luanë e gjirafa në përditshmërinë e portugezit, i cili nuk heziton të zbulojë një tjetër sekret të tijin.

murinjo

“Mendoj se çelësi nuk është të jesh kurrë i kënaqur me atë që ke. Kur fiton medalje, dëshiron të fitojë më shumë. Kur shënon, dëshiron të shënoshn më shumë. Gjithçka rrotullohet rreth “më shumë”. Mos ndalo kurrë! Kjo ndjenjë nuk ka të bëjë fare me moshën, është çështje personaliteti”, përfundoi Mourinjo që me gjithë dëshirën për të eksploruar një pjesë të Afrikës, nuk ka hequr dorë nga luksi duke qenë se po qëndron në një hotel me 5 yje.

1322

Arena e Lajmit


Loading…

Nga Tirana tek elefantët e Namibisë, portugezi Murinjo nuk jeton dot pa stres: Ja sekretet e suksesit tim

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook