Skuadra e Serisë A i bën propozimin “e çmendur” Kavanit, i ofrojnë bonusin marramendës për çdo… gol

Edinson Kavani vazhdon të mbetet ëndrra e madhe e Salernitanës në këtë merkato, me klubin italian që po mundohet me çdo kusht të realizoj këtë transferim të bujshëm të sulmuesit.

kavani

Sipas raportimeve nga “Corriere dello Sport”, presidenti i klubit, Danilo Iervolino po studion ka mëndur t’i bëjë uruguaianit një ofertë ku në kontratën 2-vjeçare që do t’i ofrohet përveç pagës së tij të përfshihet edhe një bonus prej 50 mijë deri në 100 mijë euro për çdo gol që 35-vjeçari do të shënojë me klubin në Serinë A dhe Kupën e Italisë.

Ideja për të provuar një aventurë të re si dhe oferta e majme mund ta bind Kavanin të provojë një eksperiencë të re në Itali pas asaj te Napoli, me Salernitanën që ende shpreson në këtë transferim të bujshëm.

Arena e Lajmit


Loading…

Skuadra e Serisë A i bën propozimin “e çmendur” Kavanit, i ofrojnë bonusin marramendës për çdo… gol

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook