“Me futën me zor në makinën e policisë”, 81-vjeçarja tregon tmerrin: Sherr me kushërinjtë për një kuzhinë që po ndërtoj në oborr, më vinë natën në shtëpi dhe…

E Moshuara

Lefkotheia Karasa, banore e fshatit Nartë të Vlorës ka përfunduar pas dyerve të policisë, pas një denoncimi fill pasi kishte ndërtuar një kuzhinë në oborrin e banesës së saj. Gjithçka duket se ka ndodhur pas denoncimit të fqinjit të saj, me lidhje gjaku me bashkëshortin, pasi e akuzon për ndërtim pa leje. Lajmi është bërë i ditur nga gazetari Enrik Mehmeti.

Mësohet se 81-vjeçarja ishte kallëzuar në gjykatë për ndërtim pa leje. “Kam frikë, se bërtet ajo. Unë jam 81-vjeçe, e kam një këmbë në varrë. Problemet nisën që kur nisi ndërtimi i shtëpisë. Policia më mori me forcë, lartë, pa i thënë asnjërit. U tremba shumë. kam frikë me fqinjët, kushërinjtë, më vijnë natën, më terrorizojnë. Më vijnë natën, shife si e kanë bërë mandarinën”, tha e moshuara.

Pas vendimi të gjykatës policia e Vlorës ka zbarkuar në zonë dhe sipas zonjës në fjalë e kanë futur me forcë në makinën e policisë. Zonja jeton e vetme në fshat dhe shprehet se ka frikë tashmë të dalë nga shtëpia, jo vetëm nga frika e policisë, por edhe e familjarit që ka ngjitur nga frika se e sulmojnë. Mësohet se mes të moshuarës dhe familjes së kushëririt të burrit ka pasur konflikt prej 2 vitesh, për këtë çështjes, pasi sipas këtyre të fundit zonja nuk po ndërtonte një kotec pulash, por një kuzhinë që pretendohet se po i dëmtonte banesën e tyre.

(BalkaWeb)

“Me futën me zor në makinën e policisë”, 81-vjeçarja tregon tmerrin: Sherr me kushërinjtë për një kuzhinë që po ndërtoj në oborr, më vinë natën në shtëpi dhe…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook