Berisha: Një opozitë false, fatkeqësi kombëtare! Lubonja: Edhe Jezu Krishti të zbresë në tokë, ky narkoshtet e eliminon! Ja çfarë të pengon të marrësh elektoratin gri

Aaaa

Në emisionin ‘Open’ në News24 ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se çdo njeri është i ftuar të shprehë lirshëm mendimin e tij dhe se hapja e partisë mbetet prioritet.

Analisti Lubonja theksoi se ish-kryeministri si figurë politike ka një background që e pengon të tërheqë elektoratin gri.

Gjatë bisedës në studio, Enton Abilekaj u shpreh në Kuvendin e 30 prillit nuk u pa asgjë ndryshe, duke shtuar se largimi i kryeministrit Edi Rama është emergjencë dhe për ta arritur këtë duhet një forcë që qeveris më mirë sa mazhoranca aktuale.

“Unë jam kundër asaj që ndodhi në 30 prill. Largimi i Ramës është emergjencë dhe duhet një forcë që e zëvendëson Edi Ramën dhe qeveris më mirë. Dhe ajo që ndodhi më 30 prill nuk e largon Ramën, pra nuk pamë bashkim. Një njeri që e pa PD si një parti të hapur, me fushatën që u bë deri me kulmimin në Kuvend, nuk e pa veten si të përfshirë. Kur fuqia e shumicës përdoret për të nënshtruar pakicën aty fillon edhe problem.”, u shpreh Abilekaj.

Pjesë nga biseda në studio:

Berisha: Asnjë njeriu nuk i është ngushtuar hapësira. Çdo njeri është i ftuar të shprehë lirshëm mendimin e tij. Një opozitë false është fatkeqësi kombëtare. Qëkur u instalua pluralizmi të gjitha proceset politike janë udhëhequr nga drejtues të partive. Debatet për president republike janë bërë drejtues. Edi Rama nuk e bën, ngarkon Taulant Ballën, pra jemi tek pseudoopozita…

Lubonja: Juve ju mungojnë disa elementë, pjesa që mund të inspirohet dhe të krijojë masë kritike për të ndryshuar gjërat. Ju jeni njeriu që ka pasur privilegj që ta udhëheqë këtë vend dy herë…Një problem tjetër është edhe viti 2005 kur ju vini në pushtet megjithëse se mazhoranca e asaj kohë kishte akuza…Ju keni ardhur në pushtet me premtimin se do të zhduknit baronët e drogës…Një premtim që do të shkatërronit atë sistem… Ky sistem oligarkik me oligarkë që luftonin me njëri-tjetrin. Sot kemi Edi Ramën një Putin që kontroll këtë sistem oligarkik, por përgjegjësia e madhe është e juaja sepse këtë sistem nuk e luftuat, por e kalëruat. Në këtë luftë bandash më i forti fitoi. Sot jemi në këtë situata dhe gjykoj që jo ju, por edhe Jezu Krishti të zbresë në tokë, ky narkoshtet  e eliminon që ditën e parë, nuk fiton dot. Ju si figurë politike keni këtë backgraund që ju largon zonën gri dhe në këtë aspekt jeni të reduktuar dhe nuk arrini dot të merrni zonën gri.

Berisha: Një nga objektivat më kryesor shpallur ka qenë mobilizimi i të gjitha potencialeve të fjetura të PD nga ’91 deri sot dhe tjetra hapja drejt flukseve të reja.  Unë jam në kontakt me të rinj dhe ekspertë që kanë një energji për t’u bashkuar.

Ky Kuvend shpalli këto objektivat dhe kam muaj që po punoj për realizimin e objektiva. Nëse në 2005 jam detyruar të marr në Kosovë një grup specialistësh sot, këtu ka ekspertë në çdo drejtim, mjafton t’i afrosh. Them se kishte një drejtësi që funksiononte, Task-Forca çoi mbi 300 vetë në gjykatë. Ka një fushë të ndjeshme ndaj ligjit dhe ky është tregu që e ka jetik ligjin sepse do t’i sigurojë konkurrencën. Unë nuk kam pasur sistem varësie nga askush.

Lubonja: Me këtë bilanc që i bëni ju nuk humbnit në 2013.

Arena e Lajmit

Berisha: Një opozitë false, fatkeqësi kombëtare! Lubonja: Edhe Jezu Krishti të zbresë në tokë, ky narkoshtet e eliminon! Ja çfarë të pengon të marrësh elektoratin gri

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook