Meta tregon rolin e Ramës në Partinë e Punës: Ishte karikaturisti i preferuar për shkrimet propagandistike

Capture

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ishte karikaturisti i preferuar i shkrimeve propagandistike kushtuar Sigurimit dhe spiunazhit të Partisë së Punës.

Me anë të një postimi në Facebook, Meta u shpreh se fokusi i tij do të jetë zbardhja e grabitjeve të Ramës dhe dhënia e ndëshkimit të merituar për kreun e qeverisë.

“Partia e Punës e kishte Edi Ramën karikaturistin e preferuar të shkrimeve propagandistike kushtuar Sigurimit dhe spiunazhit.

Ndërsa Partia Socialiste e ka Edi Ramën, Kryetarin e bandës së inceneratorëve.

Pikërisht këtu do të fokusohemi dhe ne për të zbardhur grabitjet e tij galopante dhe për t’i dhënë ndëshkimin e merituar”, shkroi Meta.

Meta tregon rolin e Ramës në Partinë e Punës: Ishte karikaturisti i preferuar për shkrimet propagandistike

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook