Për Di Marian fjalën e fundit e thotë bashkëshortja, do të vendosë pasi të inspektojë qytetin e… Torinos

Ndërsa Angel di Maria ka lënë Argjentinën, pas disa ditësh me familjarët e tij dhe dy ditë më parë së bashku me familjen ka zgjedhur Ibizën për të nisur pushimet e verës, i shoqëruar nga shumë miq të futbollit, mes të cilëve shokët e PSG-së si Marko Verrati e Leandro Paredës dhe Xhovani Lo Selso.

di maria

Madje, në meny ishte edhe festa e ditëlindjes së Paredesit, miku më i ngushtë i “El Fideos”, por ndërkohë ai është parë shpesh që të qëndrojë me telefonin në vesh, pasi ultimatumi i Juventusit po skadon.

Nga Italia ka nënvizuar se me urdhër të prerë të Masimiliano Alegrit, bardhezinjtë kanë riformuluar edhe një ofertë të re, me “Gazzetta dello Sport” që hyn edhe më në detaje.

Sipas burimit në fjalë, presidenti Andrea Anjeli i ka vënë në dispozicion një avion privat familjes Di Maria, duke qenë se siç është përmendur edhe disa ditë më parë, për të luajtur në Torino ose jo vendimin do ta marrë bashkëshortja e futbollistit.

Jorgelina Kardozo, pas largimit nga PSG-ja ka shtyrë Angelin që të zgjedhë Barcelonën, por fakti që në Katalunjë paratë për momentin mungojnë, Jorgelina do të inspektojë fillimisht qytetin dhe rezidencat ku mund të akomodohet ajo me fëmijët e saj dhe më pas të vijë një vendim final.

Prandaj, të gjithë tifozët bardhezi luten që Torino fantastike në arkitekturë, ndonëse me gurë, ta mahnisë më shumë sesa plazhet e Barcelonës.

Arena e Lajmit


Loading…

Për Di Marian fjalën e fundit e thotë bashkëshortja, do të vendosë pasi të inspektojë qytetin e… Torinos

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook