Amnistia fiskale/ Guvernatori Sejko: Do ndihmonte buxhetin e shtetit. Kosto, rreziku nga pastrimi i parave

Sejko (2)

Në një kohë që qeveria nuk ka dhënë ende një datë konkrete për diskutimin e amnistisë fiskale, Banka e Shqipërisë thotë se kjo nismë mund të jetë pozitive për ekonominë e vendit, por njëkohësisht është edhe rrezik serioz për pastrimin e parave.

“Amnistia ka impakt pozitiv dhe do të sjellë likuiditete e do të ndihmonte buxhetin e shtetit. Kostot janë rreziku nga pastrimi i parave, duhet shmangur ky rrezik dhe paratë që vijnë nga kriminaliteti e korrupsioni. Kemi theksuar që Amnistia duhet bërë e studiuar që të jetë instrument që të funksionojë për përmirësim të administrimit fiskal, për të shmangur evazionin fiskal”, tha guvernatori i BSH Gent Sejko.

Qeveria nuk ka ende gati një draft final për amnistinë fiskale, një nga nismat më të debatuara, për të cilën faktori ndërkombëtar nuk ka dhënë ende “Ok” për zbatimin e saj.

Amnistia fiskale/ Guvernatori Sejko: Do ndihmonte buxhetin e shtetit. Kosto, rreziku nga pastrimi i parave

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook