Lojtarët dhe trajnerët që janë të lidhur me klubet ruse ose ukrainase do të mund të pezullojnë kontratat e tyre deri më 30 qershor 2023.
FIFA ka vendosur të zgjasë afatin e rregullave të reja të vendosura për të mbrojtur të drejtat e lojtarëve dhe trajnerëve që janë pjesë e klubeve ruse dhe ukrainase.
Këtë e ka bërë të ditur vetë organi më i lartë botëror i futbollit, FIFA, i cili ka shpjeguar se si ky vendim pason ato të miratuara në mars.
Sipas këtyre dispozitave, lojtarët dhe trajnerët në fjalë, përveç rasteve kur bien dakord ndryshe me klubet e tyre, do të kenë të drejtë të pezullojnë kontratat e tyre deri më 30 qershor 2023.
Në këtë mënyrë si lojtarët ashtu edhe trajnerët do të kenë mundësi të punojnë dhe të marrin rrogë në vende të tjera. Gjithashtu u konstatua se të miturit që ikin nga Ukraina me prindërit e tyre për shkak të konfliktit të vazhdueshëm do të përjashtohen nga rregulli që ndalon transferimin ndërkombëtar të lojtarëve nën moshën 18-vjeç.
FIFA njoftoi gjithashtu se do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe të ndryshojë kuadrin rregullator sipas zhvillimeve të konfliktit në Ukrainë.
Arena e Lajmit
Loading…