Kriza në PD është bërë sot pjesë e debatit në “Opinion”, ku ish-deputeti Astrit Patozi theksoi se nëse Berisha tërhiqet, kjo parti do të gremiset edhe më keq.
“Unë Berishës i këshilloj të vazhdojë, sepse e gjithë kjo, foltorja, është një kostum i prerë për Berishën, jo për dikë tjetër dhe nëse ai tërhiqet PD do të gremiset edhe më keq. Në 7 Mars duhet të vendoste nëse do të shihte interesin e tijapo të PD. Ai pa të vetin. Zgjedhje e tij.Vazhdoi eci drejt”, tha Patozi.
Ai shtoi se ndonëse me Berishën PD-ja mund të jetë më luftarake, ajo nuk do të ketë perspektivë për t’u bërë më e madhe.
“Foltorja dhe kuvendi i fundit është një manifestim i pafund i kryetarokracisë. PD me Berishën, për mua është një parti më e vogël, më e vjetër, por mund të jetë më luftarake, më e organizuar dhe më solide. Por gjithmonë në opozitë, pa perspektivë për t’u bërë më e madhe”, tha Patozi.
Ndërkohë, deputeti Agron Shehaj pohoi për herë të parë se nuk do të garojë përballë Berishën për kryetar të PD-së.
Fevziu: Do kandidosh kësaj here?
Shehaj: Jo!
Fevziu: E vendosur?
Shehaj: Po, po!
Arena e Lajmit