Dashur ose padashur, Semi e gjeti veten në mes të historisë së Donaldit dhe Borës. Fakti që ishte brenda me ish-të dashurin e shoqes së ngushtë, e përqendroi vëmendjen te ky raport – Semi, shoqja e Borës. Semi, shoqja e Donaldit. Gjatë reality-showt ajo e ka mbrojtur me fanatizëm lidhjen e tyre dhe ka qenë kategorike ndaj çdo veprimi që Donaldi bënte që mund të prishte lidhjen e tyre. Aktori u hodh në krahët e Beatrix vetëm pas daljes së këngëtares. Semi ka deklaruar se lidhja e Donaldit me Beatrix ka qenë sa për lojë teksa nuk e ka sulmuas asnjëherë atë duke qëndruar neutrale.
Tani që Donaldi dhe Bora u ribashkuan, Semi kishte patur gjithashtu ‘dorë’. Duke folur për rregullimin e marrëdhënies me Borën, Donaldi tha gjatë “Më lër të flas” se i ka shkruar Semit dhe e ka takuar disa herë. Më pas ai i kishte shkruar Borës të cilës mes të tjerash i kishte thënë “ta helmonte” nëse donte por duhet t’i jepte mundësinë të flisnin.
“Nisi me shumë, telefonata ndaj Semit, se më vinte zor t’i shkruaja, nuk dija çfarë t’i shkruaja. Takova 4-5 herë Semin. Shumë e lodhshme, o zot i madh sa më ka lodhur. Shumë punë, dersa thotë shkruaji vet se më plase, mesazhi i parë. “Dua të të shkruaj po nuk di çfarë të them.”-i thash. Kërkova për të takuar, Bora nuk donte. I thoja “Më tako të më dëgjosh, pastaj më helmo.” Para disa ditësh po shihnim këto bisedat, kur kam parë që i kam thëne më helmo, skandaloze (qesh). Kjo ka qenë domethënë.”-tregoi Donaldi.
E ftuar në “Goca dhe Gra”, Semi nuk mund të mos pytej për çiftin. Ajo tha se tashmë çdo gjë i përket çiftit dhe ajo nuk do të komentojë më situatën e tyre.
“Nuk dua ta flas më këtë gjë. Thash që është gjë shumë personale dhe çfarë u takon atyre, u takon atyre për të folur dhe jo mua më”, tha këngëtarja.