Andrij Shevçenko është një nga sulmuesit më të mirë në historinë e Milanit. Por ka pasur edhe nga ata që nuk ia kanë përtuar ndonjë shuplakë. Në kuptimin e vërtetë të fjalës. Madje, ai që e ka gjuajtur ka qenë pikërisht një shok skuadre.
Bëhet fjalë për Hoze Antonio Shamot. Ai ka rrëfyer se gjatë kohës që luante me kuqezinjtë ka pasur një përplasje me ukrainasin dhe e ka goditur me shpullë.
Ish-futbollisti ka rrëfyer në një intervistë për “TNT” episodin me Shevçenkon për të cilin ka theksuar se pendohet ende kur e kujton.
“Një herë jam zënë me Shevçenkon kur ishim te Milani sepse nuk po kthehej në mbrojtje për të na ndihmuar. Ai më kërkoi shpjegime, por unë thjesht ja ktheva me një shpullë. Do të pendohem gjithë jetën për atë gjest”, u shpreh Shamot.
Arena e Lajmit
Loading…