“E vrau dalldia”, reagimi i parë nga qeveria për tragjedinë në Himarë: Institucionet e sigurisë të ngrihen në këmbë! Dënim maksimal për këto vepra

Elisa Spiropali

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e trishtë të ndodhur ditën e sotme në fshatin Potam të HimArës, ku një dRjetues i Policisë ka goditur me gomone një 7-vjeçare, e cila ka humbur jetën.

Me anë të një postimi në FacebooK, Spiropali u shpreh se vogëlushja ka humbur jetën nga papërgjegjshmëria, ndërsa ka kërkuar hetim të shpejtë dhe të drejtë.

Postimi:

Ngjarja tragjike e Potamit na ka tronditur dhe lënduar të gjithëve.

Një vajzë shtatë vjeçare humbi jetën e përplasur barbarisht nga një gomone.

Nesër ajo mund të ishte muzikante, shkrimtare, politikane, mjeke, apo edhe thjesht bijë e një nëne dhe prind fëmijësh.

E vrau papërgjegjshmëria. E vrau dalldia. Ia preu në mes jetën krimi i dikujt që moskontrolli i vetes e shndërroi nga polic, në vrasës.

Nxis një hetim të shpejtë dhe të drejtë.

Hetim që jo thjesht të dënojë shkaktarin e një krimi kaq makabër, por edhe të dëshmojë se vepra të tilla kriminale do të dënohen me rreptësinë më maksimale të ligjit.

Të gjitha institucionet e sigurisë duhet të ngrihen në këmbë që kjo ngjarje e rëndë të mos përsëritet kurrë dhe askund në bregdetin tonë.

Lutem per shpirtin e Saj të pafajshëm.

Ngushëllime familjes, edhe pse si nënë e dy fëmijëve të mitur e di se sot prindërit e vajzës janë të pangushëllueshëm.

Dhimbja e tyre qoftë një klithmë për të gjithë ne që tragjedi të tilla të mos ndodhin kurrë më.

“E vrau dalldia”, reagimi i parë nga qeveria për tragjedinë në Himarë: Institucionet e sigurisë të ngrihen në këmbë! Dënim maksimal për këto vepra

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook