Tenderi 22 mln euro për km në rrugën Milot-Fier, Berisha: Po bëhet në një kohë kur borxhi është fundosës! S’do të jetë e largët dita kur Greqia do të na duket lule

Berisha

Kreu i PD Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me intelektualë lidhur me situatën ekonomike të vendit, duke u ndalur edhe tek problemet familjare.

Gjatë fjalës së tij Berisha reagoi edhe për hapjen e tenderit për ndërtimin e aksit rrugor, Milot-Fier, duke u shprehur se një akt i tillë bëhet në një kohë kur borxhi publik është absolutisht fundosës.

“Sot, ky zotëri (Edi Rama), bashkë me mëkëmbësen e tij njoftuan shqiptarët se po hapim tenderin për Autostradën Blu, Milot-Fier, në një kohë kur borxhi publik është absolutisht fundosës për këtë vend dhe s’do të jetë e largët dita kur Greqia të duket lule, është 107%. Për sirenat që bien të varfërisë dhe mjerimit në votrat shqiptare. Ndjeshmëria e tij ndaj këtij realiteti është zero. Ai është i lumtur, e tha bukur profesori, ai jeton në lumturinë e tij, jeton në saraje, jeton me avion në dispozicion, jeton me çdo gjë, kurse se çfarë ndodh me qytetarët, ai nuk ka asnjë preokupim.”, tha më tej Berisha.

Gjithashtu Berisha theksoi se sot, Zoto dhe Gugallja kanë marrë 1.4 miliardë lekë dhe se paratë shkojnë të qeveritarët!

“Sot, dy hajdutë me urdhër arresti, Gugallja dhe Zoto kanë marrë njëri 800 njëri dhe tjetri 600 milionë lekë të taksapaguesve. Pse? Si mund të ndodhë kjo? Kjo ndodh vetëm se këto para janë të qeveritarëve se njeri në botë që të marrë guximin të lëshojë nga thesari i shtetit njerëzve në kërkim 1 miliardë e 400 milionë lekë, nuk ka. Por këto janë të tyret. Kjo është një dramë e madhe. Të gjitha këto kërkojnë përgjigje të shpejtë dhe të fortë.”, tha ai.

Arena e Lajmit

Tenderi 22 mln euro për km në rrugën Milot-Fier, Berisha: Po bëhet në një kohë kur borxhi është fundosës! S’do të jetë e largët dita kur Greqia do të na duket lule

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook