Tragjedia e Himarës, aktivisti Lapaj: Kryeministri tentoi të relativizonte ngjarjen, duhet përgjegjësi politike nga Rama

Lapaj

Aktivisti i shoqërisë civile, Adriatik Lapaj u shpreh sot në një intervistë për News 24 se pas ngjarjes së Himarës dje ku humbi një vajzë 7 vjeçare duhet të ketë përgjegjësi politike.

Ju keni bërë dje një status ku i kërkoni kryeministrit Rama të heshtë…

Ju referova një qëndrimi që ktyeministri kishte mbajtur në rrejtet sociale. Edhe këtë ngjarje të trishtë mundohej ta relativizonte duke hedhur përgjegjësinë te mediat dhe qytetarët. Përgjegjësia është e pastër e strukturave të shtetit. Është moszbatim i pastër i VKM së vitit 2014 të miraruar nga Rama që përcakton se si duhet menaxhuar vija bregdetare.

Duhet të kishte përgjegjësi institucionale?

Nuk e di çfarë mund të ndodhë tjetër që përgjegjësia përveçse ligjore që duhet të mbajnë, duhet të ketë edhe përgjegjësi politike. Çfarë duhet të ndodhë që të ketë dikush përgjegjësi politike në këtë vend. Humbja e jetës së vajzës dje është e trishtë për familjen e saj, por është e kobshme për shoqërinë në tërësi. Është një humbje jete qartësisht nga mungesa e zbatimit të ligjit. Të vijë tjetri për pushime dhe të humbasë jetën fëmija se ligji nuk zbatohet kjo është e pafalshme. Nëse VKM do zbatohej siç është përcaktuar në letër, ajo ngjarje dje nuk do të ndodhte.

Tragjedia e Himarës, aktivisti Lapaj: Kryeministri tentoi të relativizonte ngjarjen, duhet përgjegjësi politike nga Rama

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook