Scott Disick po merr vëmendje pas komentit të tij të fundit flirtues ndaj Khloé Kardashian.
37-vjeçarja postoi një foto në Instastoryn e saj në Instagram, ku shfaqeshin disa palë hoodie dhe tuta shumëngjyrëshe që ajo i mori nga marka e re e veshjeve të Scott, “Talentless”. Duke treguar më tej mbështetjen për shokun e saj të ngushtë, Khloé gjithashtu etiketoi Scott dhe kompaninë e veshjeve në foto.
Në këmbim, ylli i “Flip It Like Disick” ri-postoi foton e Khloé në Instastory dhe bëri një koment “të rrezikshëm” duke e komplimentuar ish-kunatën për trupin e saj.
Ai shkroi: “Vishu bukur me atë trup Khloé”. Kjo nuk është hera e parë që Khloé tregon vlerësimin e saj për Scott dhe kompaninë e tij të veshjeve në Internet. Vetëm muajin e kaluar, Khloé postoi një foto të koleksionit të tij të veshjeve.
Khloé dhe Scott kanë një miqësi të mirë prej kohësh, e cila filloi pasi Scott nisi të takohej me motrën e saj më të madhe Kourtney Kardashian. Edhe pse ai dhe Kourtney që atëherë kanë vendosur të ecun në rrugë të ndara – ajo tani është e fejuar me bateristin e Blink-182, Travis Barker, ndërsa Scott është me modelen Rebecca Donaldson – dyshja mbeten në kontakt të ngushtë dhe kanë tre fëmijë së bashku: Mason, Penelope, dhe Reign.
Por Khloé ende e sheh Scott si një vëlla. Në episodin e parë të serialit të ri të familjes, “The Kardashians”, ata patën një bisedë të ndjeshme teksa Scott reflektonte për fejesën e Kourtney. Ai gjithashtu shprehu shqetësimin se do të përjashtohej nga ngjarjet e ardhshme familjare.