Ndalimi i publikimit të të dhënave/ “Gjithçka varet nga detajet”, gazetarja Lala për planin e ekzekutimit të Albin Kurtit: Sot autori mund të jetë me një snajper në çantë për të…

Capture

Prokuroria ka publikuar sot një urdhër me anë të të cilit ndalohet publikimi i të dhënave të cilat janë marrë nga autorët e sulmeve klibernetike, në të gjitha mediat qofshin ato online apo jo.

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se urdhri nuk ndalon dot asnjë gazetar të publikojë diçka, por se duhet të jemi të kujdesshëm në lidhje me detajet të cilat nxjerrim, pasi mund të ndikojmë në hetime të cilat janë në proces dhe të pengohet puna e organeve të drejtësisë.

Ndërsa eksperti i sigurisë publike Fabian Zhilla u shpreh se e drejta e shprehjes dhe informimit njeh kufizime, pasi e drejta masive prevalon mbi atë të informimit.

Fabian Zhilla: Konventa Europian e të drejtave të njeriut, njohim të drejtën e lirisë së shprehjes por duhet të tregohemi qytetarë të përgjegjshëm, informacionet që cënojnë sigurinë kombëtare dhe publike kufizohen me lidh dhe çdo qytetar duhet të jetë i kujdesshëm se prevalon mbi të drejtën e informimit se është një e drejtë masive. Efekti i saj mund të jetë shumë më i rëndë se informimi se mund të cënojë jetën e dikujt.

Ëikiliks ekspozoi korrupsionin. nuk jemi në këtë rast po ekspozojmë dobësinë e një shteti. Knë tentuar të godasin kryeministrinë Kosovës që mund të çojë në një konflikt ballkanik, ç’përfitoi publiku në këtë rast?

Kushtetuta jonë në nenin 17 vendos kufizime për të drejtën e shprehjes. Edhe Kodi i Procedurës Penale.

Sistemi dështoi. Jemi në një kontekst gjeopolitik nuk jemi në situatë paqeje.

Klodiana Lala: Po ju jap një eksperiencë personale në Durrës jam pyetur për një letërporosi nga autoritetet belge. Dosja për të cilën kam shkruar po hetohej dhe u vendos që të merresha në pyetje në prokuroria e Durrësit. Mua më mbron ligji si gazetare por një nga pyetjet ishin a mendoni që keni vënë në rrezik jetën e x personazhi?

Rasti i atentatit të mundshëm për kryeministrit të Kosovës, është lajm i madh për një gazetar pavarësisht si i vjen në dorë. Ajo që u bë gabim ishte se jepej emri i një shtetasi shqiptar i miretrajnuar për armët e zjarrit, një kontingjent që nëse nuk do të vihej nën prozhektor do të kishim rezultate konkrete për zbulimin e shumë gjërave. Personazh një nga më të rrezikshmit e botës së krimit, mund të jetë sot me një snajper në çantë për të ekzekutuar dikë. jam kundër vendimit të prokurorisë, por janë disa emaile që duhet të jemi të kujdesshëm sepse mund të krijojmë tension. Një tentativë për të ekzekutuar një kryeministër do publikohej nga të gjithë, problemi qëndron tek detajet q duhen publikuar, pasi preket hetimi. në morinë e detajeve kë duhet të ndajmë, kjo është ajo ku duhet të ketë kujdes. Nuk them a duhet publikuar por deri ku shkojmë dhe sa ndajmë.

Urdhër i pa zbatueshëm i thënë sa për sy e faqe. Ka pasur patronazhistët nëse donin të hetonin. Ky urdhër nuk më obligon fare për të mos publikuar, por unë duke e ditur se ç’përmbajnë sitemet e hackeruara, më bën të mos publikoj gjë, pasi nesër mbi shenjën e gishtave të mi mund të vihen të mirë.

Ndalimi i publikimit të të dhënave/ “Gjithçka varet nga detajet”, gazetarja Lala për planin e ekzekutimit të Albin Kurtit: Sot autori mund të jetë me një snajper në çantë për të…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook