A duhet media të publikojë informacionet e nxjerra nga hakerat? Lala: MEMEX mund të minojë shoqërinë. Kikia: Duhen filtruar, por…

87878787548

Prokuroria ka dalë sot me një urdhër ndaj mediave për të mos publikuar asnjë të dhëne të dalë nga autorët e sulmeve kibernetike që kanë përfshirë vendin tonë ditët e fundit.

Në studion e “Open” në News24, të ftuarit diskutojnë mbi këtë vendin, dhe se a është i drejtë apo jo.

Për gazetaren Klodiana Lala, në rastin kur kemi të bëjmë me çështje që nuk cënojnë sigurinë kombëtare dhe verifikohen, atëherë duhen publikuar për të informuar publikun.

Në Shqipëri po ndodh terrorizëm kibernetik, çështja është që unë si gazetare do publikoj çdo gjë që siguroj në rrugë private dhe do t’i shërbej publikut.

Unë jam në pamundësi ta konfirmoj këtë e-mail në mënyrë të pavarur. Në kemi të drejtën të publikojmë çdo informacion, por me kusht që të jetë i konfirmuar.

MEMEX është një sistem që mund të minojë shoqërinë shqiptare për mënyrën sesi ruhen të dhënat”, tha Lalla.

Ndërkohë Eugen Beçi, Ish-Drejtues i krimeve të rënda, thotë se këto informacione të publikuara nga autorët, nuk duhen bërë publike nga gazetarët.

Të kuptojmë se çfarë është sistemi MEMEX dhe TIMS sepse duhet të kuptojnë dhe gazetarët se informacioni që shkon në polici ka një rrugë të gjatë për t’u verifikuar. Informacioni që ju flisni është gjeneza. Mblidhen në mënyrë bruto, prsh ndodh një vrasje, në sistemet e policisë mblidhen të gjitha informacionet për autorët e mundshëm apo alibitë, nis verifikimi… media duhet të jetë shumë e kujdesshëm në rast se do i publikojnë, bota e krimit do jetë me e ashpër nëse do publikohen”, tha Beçi.

Nga ana tjetër, gazetari Mentor Kikia thotë se media duhet të filtrojë informacionet që përbëjnë lajm”.

Media në publikimin e e-mail-ve, media do filtrojë ato për përbëjnë lajm, nëse hasen informacione më karakter të theksuar në dëm të çështjes kombëtare, atëherë nuk duhet shkuar më tej, por druaj se ka informacione të tilla”, tha Kikia.

A duhet media të publikojë informacionet e nxjerra nga hakerat? Lala: MEMEX mund të minojë shoqërinë. Kikia: Duhen filtruar, por…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook