Bella Hadid dëshiron t’i japë fund çdo konfuzioni.
Pas paraqitjes së saj mbresëlënëse në “Met Gala 2022”, supermodelja mori vëmendje ku bëri një koment për fustanin e saj të zi me korse Burberry që veshi në tapetin e kuq.
“E humba fare, më dukej çdo gjë e zezë.”, tha Bella për revistën “Interview” më 4 maj, duke shtuar, “Nuk e di nëse më kapi ankthi, apo ndoshta korseja po më shtrëngonte dhe nuk mund të merrja frymë”.
Por 25-vjeçarja tani po këmbëngul se fjalët e saj u keqinterpretuan, duke thënë se ishin ndjenjat e saj, dhe jo veshja, ato që i shkaktuan stresin atë natë.
“Dua ta bëj shumë të qartë…Kjo nuk është aspak ajo që doja të them”, shkroi ajo në Instagram Stories, së bashku me një screenshot të një lajmi në lidhje me komentin e saj. “Nuk thashë se u ndjeva keq për shkak të korsesë. U ndjeva keq, jo për korsen, por nga ankthi dhe emocionet e tapetit”.
Ajo shtoi: “Doja të thoja se kaloi menjëherë. Aq shpejt sa mezi e mbaj mend! Korset në përgjithësi janë goxha të pakëndshme e të forta për mushkëritë”, vazhdoi Bella në postimin e saj, “por korseja ime përshtatej në mënyrë të përkryer me hapësirë të mjaftueshme për të ngrënë dhe pirë”.
Bella iu përmbajt kodit të veshjes “Golded Glamour” të eventit, e veshur me një fustan të zi lëkure, si BDSM, të zbukuruar me zinxhirë anash, doreza me mëngë tyli, geta seksi dantelle dhe një “bisht” dantelle nga Riccardo Tisci, shefi kreativ në “Burberry”. Ajo e kompletoi pamjen me një byzylykë me perla nga “Briony Raymond” rreth këmbës së saj.
Bella ka folur hapur për ankthin dhe shëndetin mendor të saj në të kaluarën, madje ka ndarë foto të saj duke qarë në mediat sociale.
Teksa Bella mohoi të ketë pasur ndonjëherë probleme me korsetë, Kim Kardashian, megjithatë, pranoi se kishte vështirësi të merrte frymë në “Met Gal 2019”, pjesërisht për shkak të fustankt që kishte veshur. Ylli i “Kardashians” zbuloi se ajo mori “mësime të frymëmarrjes stil korse” nga prodhuesi i famshëm i korseve, Mr Pearl, ndërsa po përgatitej të vishte fustanin e stilistit francez Manfred Thierry Mugler projektuar për t’u dukur si një “vajzë nga Kalifornia që del nga oqeani”.
“Sapo të kemi mbaruar tapetin e kuq, të gjithë mund të marrim frymë lirisht”, tha Kim për Vogue kur u pyet për pjesën e saj të preferuar të mbrëmjes. “Nuk e di nëse mundem me këtë korse. Sinqerisht më duhej të bëja praktikë. Nuk kam pasur kurrë një të tillë, është çmenduri.”