Ditën e sotme është mbajtur seanca në Apelin e Durrësit për tre shtetasit ruse dhe ukrainas, të cilët e akuzohen për spiunazh. Tre të rinjtë kërkojnë lirimin nga burgu. Lajmi është bërë i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodjana Haxhiaj.
Gjykata e Apelit ka vendosur të lërë në fuqi masën e Gjykatës së Elbasanit, duke lënë në fuqi masën arrest me burg për tre të pandehurit.
Në 24 gusht Gjykata e Elbasanit kishte vendosur ‘arrest me burg’ për 2 rusët dhe ukrainasin, të cilët akuzohen për spiunazh. Dy rusët Mihhail Zorin e Zvetlana Timofevva si dhe ukrainasin Fedis Alpatov, të cilët fotografuan dhe hynë pa lejë në uzinë e armëve të Gramshit si dhe sulmuan dy ushtarë shqiptarë.
Mikhail Zorin, 23-vjeç, Svetlana Timofeeva, 33 vjeçe dhe 25-vjeçari ukrainas Fedis Alpatov u akuzuan për “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim. Prokuroria e Elbasanit akuzon të huajt se erdhën për spiunazh dhe se dëshmia e tyre është sekret.
Arena e Lajmit