Integrimi në BE/ “Shtegu drejt së ardhmes, i vështirë”, Rama: Jemi peng i një bllokimi mes dy vendeve. Të mos tundohemi nga fantazmat e së shkuarës

Edi Rama

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në Konferencën e 18-të të Kryetarëve të Parlamenteve të Nismës Adriatike Joniane, foli për ndryshimet që ka pësuar Shqipëria dhe rrugën drejt BE, që ai e cilësoi proces neurotik.

Ai tha se Shqipëria është peng i një bllokimi mes dy vendeve, ndërsa shtoi se nuk duhet të tundohemi nga fantazmat e së shkuarës.

“Për herë të parë, unë e di se shumica e pjesëmarrësve në këtë nismë, e keni organizuar një finale europiane të një lloji të caktuar. Por do të doja ta nisja me këtë thjesht për të theksuar faktin se ky eveniment ishte i pamundur të përfytyrohej vite më parë. Dua të shtoj se masa e transformimit tonë në këtë cep të botës pasi dolëm nga përvoja e tmerrshme e diktaturës. Pasqyron shumë masën e barrës sonë më pak bujare me ne. Kësisoj shtegu drejt së ardhmes është i vështirë. Por besoj te shndërrimi që kemi parë te vendi ynë, është i pashembullt kur bëhet fjalë për thellësinë dhe ndikimin real mbi vendet dhe mbi njerëzit. Kemi bërë një rrugë të gjatë, e një rrugë të gjatë kemi përpara këtu në Shqipëri, ku historia na ka diktuar apo na caktoi një izolim të vështirë dhe të spikatur dhe sidoqoftë shkalla e transformimit është e madhe. Siç e shoh unë mundësitë e të sotmes janë po kështu shumë të mëdha.

Të shkojmë drejt rrugës së forcimit së ardhmes drejt së shkuarës. Sa më thellë hyn në Ballkan, aq më thellë janë ato. Mësimi i kësaj lufte është i çmuar për të gjithë ne. Është moment i rëndësishëm në historinë tonë për ta bërë gjithçka të mundur për të ecur para për të bërë çdo gjë që mundemi për të forcuar bashkëpunimin tonë në këtë rajon për të ndërtuar sa më shumë ura të reja bashkëpunimi, ndërveprimi, shkëmbimi, midis njerëzve, midis bashkësive të biznesit dhe mes shteteve. Jemi shumë të vegjël në këtë rajon që të kërkojmë një ndryshim që në një periudhë të arsyeshme do i bëjë njerëzit tanë të barabartë në një hapësirë të Europës, por së bashku duke bashkuar forcat nuk jemi kaq të vegjël. Hapësira që mund të krijojmë mund të jetë shumë herë më tërheqëse për aktorët më të mëdhenj që të na shohin si mundësi për ta. Procesi drejt BE është proces neurotik. Shqipëria është peng i një bllokimi, midis fqinjit tonë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Është nga ato situata që BE mund ta krijojë. S’ka libër dhe përvojë dhe ndonjë shpjegim se si mund të trajtohet. Si mund të mbetesh peng i mosmarrëveshjeve mes dy vendeve. Por ja që kështu është- siç thoshte Donald Trump. Duhet të mos humbasim durimin dhe dëshirën për Europën.”, -tha Rama.

Mes të tjerash Rama kujtoi edhe një thënie të gjyshes së tij të ndjerë për fqinjët.

“Ne nuk i zgjedhim dot fqinjët. Një herë gjysha ime më tha; komshiu i lumtur, shtëpi e lumtur. Shqipëria ngelet këtu. Këtu është shtëpia jonë. Serbia nuk do të shkojë askund, as malazezët. të gjithë do të jemi këtu. Duhet të rritemi dhe të harrojmë rrëmujën që kemi krijuar për njëri-tjetrit. Dhe mos të harrojmë se sa shumë kanë përfituar të tjerët, në kurrizin tonë, në dëm të së ardhmes tonë, për shkak të telasheve që kemi hapur vetë. Realitetet e sotme shfaqin se çfarë mund të arrihet përmes paqes dhe bashkëpunimit, tregon se sa është i madh potenciali dhe se sa e madhe është humbja për të investuar në urrejtje dhe dasi. Rruga është e gjatë për ne, por kemi bërë një rrugë të gjatë dhe sot jemi një vend më i mirë krahasuar me ku ishim. Na duhet të bëhemi bashkë dhe të punojmë së bashku, Mos të harrojmë se jemi të bekuar që kemi një fqinj si Italia, që na tregon se nuk ka nevojë që të mërzitesh nga jeta se si të jetosh një vend i BE. Le ta përdorim këtë bekim, le të marrim forca dhe të mësojmë çdo ditë me miqtë tanë, vëllezërit tanë italianë. Ata janë atje për të na treguar se jeta është shumë e bukur, edhe atje në BE.”, pohoi ai.

Arena e Lajmit

Integrimi në BE/ “Shtegu drejt së ardhmes, i vështirë”, Rama: Jemi peng i një bllokimi mes dy vendeve. Të mos tundohemi nga fantazmat e së shkuarës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook