Pas lirimit të hapësirave publike pak ditë më parë nga bashkia Shkodër, pronarët e bizneseve në pedonalen “Kolë Idromeno” kanë dalë sot në protestë.
Gazetari Senad Nikshiqi raporton për BalkanWeb se ata kërkojnë që të gjendet një zgjidhje e përbashkët për shfrytëzimin e hapësirave publike.
Sipas tyre, nëse kjo zgjidhje nuk do të gjendet, do t’i çojë ata drejt falimentit.