Shifrat e konfirmojnë, siguri ndër vite në Milano / Sezon për notën 10 me Interin, por Ivani ka qenë gjithmonë “i tmerrshëm”

250 ndeshjet si zikaltër të Ivan Perisiçit dhe paraqitjet fantastike të këtij sezoni e kanë bërë Interin me krahë. Kroati është gjithmonë e më vendimtar në korsinë e majtë, por në fakt, kjo nuk është diçka e re. Që nga momenti që ka qenë pjesë e zikaltërve, nga sezoni 2015- 2016, rendimenti i tij për sa u përket numrave të asisteve e golave është shumë i ngjashëm, pavarësisht cili trajner ka qenë në pankinë.

PERISIC

Vazhdimësinë që ka pasur kroati e provojnë numrat. Në sezonin e tij të parë si zikaltër, në të gjitha kompeticionet, Perisiç në 37 ndeshje, koleksiononte 9 gola e 6 asiste, ndërkohë që në atë pasardhësin në 41 paraqitje regjistroi 11 gola dhe 10 asiste.

I njëjti produktivitet edhe në sezonin 2017-2018 ku gjeti 11 gola dhe 11 asiste në 39 ndeshje, ashtu si në sezonin 2018-2019 me 45 ndeshje në të cilat shënoi 9 gola dhe asitoi 8 herë. Edhe në huazimin e tij te Bajerni i Mynihut në 2019-2020, Perisiç ka mbajtur të njëjtin ritëm me 8 gola dhe 10 asiste në 35 ndeshje. Me rikthimin e tij në Itali në vitin e titullit, mesfushori i majtë në 46 ndeshje gjeti 5 gola dhe 5 asiste, për t’ia lënë vendin këtij sezoni që deri më tani ka qenë ndër më të mirët. 45 herë ka zbritur në fushë deri në këtë moment 33-vjeçari, ndërkohë që ngelen ende 3 javë në kampionat dhe 1 finale e Kupës së Italisë dhe deri më tani Perisiç ka shënuar 7 herë dhe ka asistuar 8.

perisic

LIDERSHIP DHE RINOVIM – Këtë sezon, përveç kontributit me gola e asiste, “Ivani i Tmerrshëm” ka ndryshuar edhe qasjen ndaj skuadrës, duke u shtuar edhe personalitet paraqitjeve. Veterani inkurajon shokët, flet, sugjeron dhe është gjithmonë duke dhënë udhëzime në fushë, madje edhe në dhomat e zhveshjes është shndërruar në lider. E përveç mentalitetit në fushë, gjendet kudo në të majtë, pa e ndarë rolin mes mbrojtjes dhe mesfushës, por duke e interpretuar intensivisht.

Prania e tij ndihet aq sa mungesa e Brozoviçit, por ndërsa për bashkëkombësin erdhi rinovimi i kontratës, takimi për Ivanin është planifikuar më 23 maj, një ditë pas mbylljes së sezonit.

Të dyja palët kanë shprehur dëshirën për të vazhduar bashkë, por diferencat ekzistojnë ende jo më shumë për shifrat pasi kroati kërkon 5 milionë euro dhe klubi ofron 4, si për kohëzgjatjen e kontratës. Perisiç kërkon 3 vite kontratë, ndërkohë që Interi propozon 1 vit me opsionin për 1 vit shtesë. E gjitha ngelet për t’u parë, por Interi e di se pa Perisiçin nuk do të humbasë pak.

Arena e Lajmit


Shifrat e konfirmojnë, siguri ndër vite në Milano / Sezon për notën 10 me Interin, por Ivani ka qenë gjithmonë “i tmerrshëm”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook