“Skuadra ka kualitet, shpresojmë te titulli kampion”, Vulaj: Arsyeja e transferimit te Vllaznia ishte…

Kristijan Vulaj është një nga goditjet e merkatos së Vllaznisë. Fantazisti i ri i shkodranëve ka folur nëpërmjet mikrofonave të kanalit zyrtar të klubit ku tregon arsyet e pranimit të ofertës së kuqebluve dhe shanset e titullit kampion:

KRISTIJAN VULAJ

Vllaznia – “Kam pasur shumë dëshirë që të vija në Shkodër që të luaja me ekipin e Vllaznisë. Nga Tuzi ka shumë tifozë të Vllaznisë dhe vijnë shumë për të parë nga afër skuadrën. Kjo ishte arsyeja përse pranova Vllazninë, kisha shumë oferta, por jam i lumtur që kam zgjedhur këtë klub. Jam gati të jap gjithçka për skuadrën dhe qytetin dhe shpresoj që të arrij objektivat e klubit si unë bashkë me shokët e skuadrës. ”

Konkurrenca në skuadër – “Shokët më kanë pritur shumë mirë, dje ishte stërvitja e parë. Te një klub i madh nuk mundesh të vish dot nëse nuk ke konkurrencë, kjo është normale.”

Aspekti personal – “Në aspektin personal shpresoj që të bëj një sezon siç kam bërë këto dy të fundit, ndoshta edhe më mirë. Vllaznia është një shans perfekt për mua, që të provoj veten.”

Titulli kampion – “Ekipi ka kualitet, gjithë lojtarët besojnë se këtë vit mund të shpallemi kampion pas shumë vitesh.”, përfundoi Kristijan Vulaj.

– Arena e Lajmit


Loading…

“Skuadra ka kualitet, shpresojmë te titulli kampion”, Vulaj: Arsyeja e transferimit te Vllaznia ishte…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook