Emily Ratajkowski mund të jetë biseksuale? Ja videoja që nxiti dyshimet

Modelja Emily Ratajkowski ka qenë gjatë këtyre javëve në qendër të vëmendjes pas kërkesës për divorc nga partneri i saj dhe po përflitet së fundmi edhe për një romancë të mundshme me Brad Pitt.

Së fundmi modelja ka ngritur dyshimet se mund të jetë biseksuale. EmRata u bë pjesë e një trendi n TikTok duke treguar se: “Nëse identifikoheni si biseksuale, a keni një divan prej kadifeje të gjelbër?”.

31 vjeçarja u përgjigj thjesht duke e kthyer kamerën nga vetja teksa ishte ulur në një divan të gjelbër prej kadifeje që mbështillej rreth dhomës së ndënjes.

 

@emrata #stitch with @shaymitchell ♬ original sound – Emrata

Videoja u shpërnda edhe nga aktorja e “Pretty Little Liars”, Shay Mitchell, e cila gjithashtu me sa duket konfirmoi orientimin e saj seksual.

Videoja e Ratajkoëski vjen mes lajmeve se ajo ka bërë kërkesë për divorc nga bashkëshorti i saj, Sebastian Bear-Mçlard, i cili dyshohet se e ka tradhtuar.

Dyshja ishin të martuar që nga viti 2018 dhe kanë një fëmijë së bashku, 1-vjeçarin Sylvester Apollo Bear.

Aktorja konfirmoi më tej ndarjen e çiftit në shtator kur ajo postoi një video në TikTok duke thënë se ajo ishte një “person beqar së fundmi” që “po mendonte për takime dhe gjëra të reja”.

Dhe kjo është pikërisht ajo që ajo ka bërë pasi tani përflitet se po takohet me Brad Pitt.

Emily Ratajkowski mund të jetë biseksuale? Ja videoja që nxiti dyshimet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook