Jakup Berisha është lojtari i ri i Kukësit.
Sulmuesi 22-vjeçar është blerja e re e klubit verilindor teksa ka firmosur një kontratë 3-vjeçare teksa do ta mbajë të lidhur me Kukësin deri në vitin 2025.
Këtë lajm e ka bërë vetë publike verilindorët me anë të një komunikate në profilin e saj të rrjetit social “Facebook” duke i uruar mirëseardhjen 22-vjeçarit. Më parë Jakup Berisha ka qenë pjesë edhe e skuadrave të Shkëndijes së Tetovës, Shkupit dhe Vardarit.
KOMUNIKATA ZYRTARE E KLUBIT TË KUKËSIT –
“WELCOME JAKUP BERISHA ⚽️
✍🏻 Futboll Klub Kukesi njofton se sulmuesi Jakup Berisha është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Sulmuesi i krahut ka firmosur me klubin një kontratë 3 vjeçare, duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër.
⚽️ Sulmuesi 22-vjeçar vjen nga kampionati maqedonas, ku së fundmi ishte pjesë e Pelister. Në të shkuarën, Berisha ka luajtur edhe me ekipe si Shkëndija e Tetovës, Shkupi e Vardari ndërsa ka qenë edhe pjesë e moshave të ekipit kombëtar të Maqedonisë së Veriut.
💪🏻 Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje sulmuesit dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirësevjen Jakup 🤝
Skeda e Lojtarit:
Emri: Jakup Berisha
Mosha: 22 vjeç
Gjatësia: 1.81 m
Pozicioni: Sulmues i djathtë
📸 @photosport.al”
– Arena e Lajmit
Loading…