ZYRTARE/ Kontratë 1-vjeçare, klubi i Kategorisë së Parë prezanton trajnerin e ri

Tashmë është zyrtare, Alert Alcani është trajneri i ri i Tërbunit.

ALCANI TERBUNI

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi pukjan me anë të një komunikate në profilin e saj të rrjetit social “Facebook” ku njoftojnë se kanë firmosur një kontratë 1-vjeçare me skuadrën e Kategorisë së Parë.

43-vjeçari vjen pas mbylljes së bashkëpunimit me Burrelin për të qenë në krye të pankinës së Tërbunit.

Më parë Alcani ka qenë pjesë edhe si trajner i skuadrës së Kastriotit, Shënkollit dhe dy herë si zv.trajner i Tërbunit në sezonet 2015/2016 dhe në sezonin e kaluar 2021/2022.

KOMUNIKATA ZYRTARE E TËRBUNIT –

ter

“𝗭𝗬𝗥𝗧𝗔𝗥𝗘 ✅:

Klub Futboll TËRBUNI PUKË ⚽️1️⃣9️⃣3️⃣6️⃣ dëshiron të njoftojë të gjithë tifozët pukjanë se ka arritur marrveshjen me trajnerin 43 vjeçar, #AlertAlcani i cili do të rikthehet në ”shtëpi” 🔄🏠 pas vetem gjashtë muajve. Drejtori sportiv i ekipit tonë, #ViktorGjoni ka rënë dakort me trajnerin Alcani për një bashkëpunim një vjeçar 📃✍🏻🤝🏻. Të gjithë tifozët pukjanë dhe #UltrasSHQIPONJATEVERIUTPUKË 🦅 i urojnë mirë se ardhjen përsëri në ekipin tonë duke shpresuar dhe besuar tek aftësitë e tij se do ta dërgojë ekipin tonë sa më lart 🔛🔜 me dëshiren dhe eksperiencen e tij.

Karriera e profesor Alcanit si trajner 👇🏻:

2015/2016: Zëvendës trajner #KFTËRBUNIPUKË

2016/2017: Trajner K.S. Kastrioti Krujë

2017/2018: Trajner F.K. Shënkolli

2018/2019: Trajner K.S. Burreli

2021/2022: Zëvendës trajner K.F. TËRBUNI PUKË

2021/2022: Trajner K.S. Burreli

”Dy ngjyra ❤️🤍 një emër, #TËRBUN të kam në zemër”…

🔊 #forcaKFTËRBUNIPUKË 1️⃣9️⃣3️⃣6️⃣🔴⚪️💪🏻

#NEJEMIKUDOMETY 🚩🏳️

Ultras “Shqiponjat e Veriut” Pukë 🦅”

– Arena e Lajmit


Loading…

ZYRTARE/ Kontratë 1-vjeçare, klubi i Kategorisë së Parë prezanton trajnerin e ri

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook