Plagosi me armë të riun në Berat, arrestohet sot 49-vjeçari i shpallur në kërkim

Policia

Policia e Beratit ka arrestuar sot shtetasin l. N., 49 vjeç, banues në Patos, Fier, i shpallur në kërkim.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat i ka caktuar 49-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, pasi në datën 21.05.2021, në fshatin Poshnje, shtetasi I. N., në bashkëpunim me 5 shtetas të tjerë (2 prej tyre të arrestuar në datën në 2021), plagosën me armë zjarri pistoletë, një 33-vjeçar.

Materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Plagosi me armë të riun në Berat, arrestohet sot 49-vjeçari i shpallur në kërkim

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook