Reali nuk kërkon të ndalet në merkato, Ançeloti shënjestron golashënuesin e Premier Ligës

Rela Madridi ka shënjestruar yllin e Totenhemit, Son Heung Min, si goditjen e merkatos së verës. Pas dështimit që “Galaktikët” pësuan me transferimin e francezit Kilië Mbape, plus skadimi i kontratës me Gareth Bejl, si dhe një largimi të mundshëm të Marko Asensios, trajneri Karlo Ançeloti i ka vënë “syrin” sulmuesit të “Gjelave” londinezë.

son1

29-vjeçari shënoi 23 gola në sezonit e fundit në Premier Ligë, duke ndarë “Këpucën e Artë” me Muhamed Salah të Liverpulit.

Sipas gazetarit Rudi Galeti, Real Madrid po monitoron situatën e futbollistit koreano-jugor dhe pritet që shumë shpejt të hidhet në sulm për sigurimin e shërbimeve të tij.

Mbetet për t’u parë se cila do të jetë oferta që madrilenët do të bëjnë për Son, i cili në verën e shkuar rinovoi deri në vitin 2025 me Totenhemin.

Lojtari korean shikohet si goditja e Realit për të plotësuar mangësitë që kanë në fazën sulmuese, ku pritet që të largohen disa futbollistë, Bejl, Isko dhe Asensio.

Arena e Lajmit


Loading…

Reali nuk kërkon të ndalet në merkato, Ançeloti shënjestron golashënuesin e Premier Ligës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook