Kryetari i Partisë demokratike Sali Berisha, ka shpërndarë sot në rrjetet sociale pamje të zjarrit i cili ka përfshirë fshatin Fushë Grudë në Malësinë e Madhe.
Berisha shkroi se ndërhyrja për të vënë nën kontroll flakët ka qenë shumë e vonuar.
“Zjarri djeg dhjetëra shtëpi në fshatin Fushë Grudë, Malësi e Madhe! Ndërhyrja tejet e vonuar! Turp”, ka shkruar Berisha.