Mason Grinud do të vazhdojë të qëndrojë në lirim me kusht. Vendimi është marrë sot nga gjykata për yllin e Mançester Junajtid, i cili akuzohet për përdhunim, dhunë dhe kërcënim.
Pas seancës gjyqësore, u vendos zgjatja e afatit të lirimit me kusht për sulmuesin 20-vjeçar, që duhej të skandonte në prill.
“Meqenëse vendimi për rishikimin e lirimit me kusht nuk ndikon në përparimin e hetimeve, Policia nuk do të japë detaje të mëtejshme në lidhje me këtë rast derisa i dyshuari të akuzohet ose të lirohet”, u tha në një deklaratë.
Grinud kaloi tre netë në paraburgim pasi policia e arrestoi në shtëpinë e tij në Boudon, Greater Mançester, në janar.
Loading…