Roma e Zhoze Murinjos ka nisur përgatitjet për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm, ku vëmendjen e merkatos së verdhekuqve e ka marrë talenti i Sasuolos, Davide Fratezi.
Sipas raportimeve nga “Corriere dello Sport” vetë 22-vjeçari po kërkon me ngulm transferimin në kryeqytet sa ka ndërprerë pushimet e tij për të negociuar personalisht me klubin aktual lidhur me transferimin te Roma.
Sasuolo është e vendosur të mos pranojë me pak se 35 milionë euro për mesfushorin e Italisë, me Romën që po studion ofertën e duhur për të arritur te Fratezi, ku mund të përfshihen edhe disa lojtarë të akademisë për të ulur kostot e transferimit.
Arena e Lajmit
Loading…