Aksident në aksin rrugor Shkodër-Koplik, tre të plagosur

Ambulance Policia Naten (1)

Një aksident i rëndë është shënuar rreth orës 20:50, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në afërsi të një karburanti, ku mjeti tip Benz, me drejtues shtetasin G. D. (oficer Policie) është  përplasur me mjetin tip Volksëagen, me drejtues shtetasin K. Gj. 20 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi K.Gj, dhe  janë lënduar lehtë dy pasagjerët që ndodheshin në automjetin tip Volksëagen, shtetasit   Xh.  V. dhe S. G, të cilët janë  dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjeksore.

Veprimet e para hetimore në vendngjarje për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit, po kryhen nga  oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë së Rrethit  Gjyqësor Shkodër, Grupi Hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Aksident në aksin rrugor Shkodër-Koplik, tre të plagosur

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook