PSG dhe tekniku Mauricio Poçetino duket se po shkojnë drejt një “divorci” të paevitueshëm, me trajnerin argjentinas që pritet të largohet zyrtarisht nga klubi në ditët e ardhshme.
Sipas raportimeve nga “Goal” kjo zgjidhje e kontratës mes palëve do t’i kushtojë shtrenjtë Parisit që do të detyrohet ti paguajë 15 milionë euro dëmshpërblim 50-vjeçarit për sipas klauzolës së përcaktuar në kontratën e tij nëse njëra nga palët do të donte të ndërpriste bashkëpunimin përpara përfundimit të tij.
Në këto kushte Poçetino sido të shkojë do të largohet nga Parisi me “xhepat plotë” në kërkim të një skuadre tjetër për sezonin e ardhshëm.
Arena e Lajmit
Loading…