Arrestohen tre pronarë lokalesh në Tiranë, policia zbuloi aktivitetin e ndaluar, si i shfrytëzonin ambientet për…

E5c6da79 38da 4fe4 982d 504182cee053

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 3 pronarë lokalesh në Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit.

“Strukturat e DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e lojërave të fatit, si dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara dhe kanë goditur 5 raste të kësaj veprimtarie.

Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestuan në flagrancë shtetasit: – D. K., 43 vjeç, pronar i një lokali në rrugën “Tre Dëshmorët”;

– K. V., 20 vjeç, pronar i një lokali në rrugën “Besim Alla”; -M. Gj., 32 vjeç, pronar i një lokali në rrugën “Muhamet Gjollesha”. Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit E. K., 28 vjeç, dhe Xh. K., 22 vjeç.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, shtetasit D. K., K. V., M. Gj., dhe E. K.,  u kapën në flagrancë duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet basteve sportive, ndërsa gjatë kontrollit të një ambienti në rrugën “Belul Hatibi”, në pronësi të shtetasit Xh. K., u konstatuan makineta që shërbejnë për lojëra fati”, thuhet në komunikatën e policisë.

Sakaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Arrestohen tre pronarë lokalesh në Tiranë, policia zbuloi aktivitetin e ndaluar, si i shfrytëzonin ambientet për…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook