Ka kontratë edhe 6 muaj, por talenti i Skënderbeut po kërkon ekip në Greqi

Pas rënies në Kategorinë e Parë, Skënderbeu po transformohet. Edhe pse një pjesë e organikës do të blindohet, ndryshimet do të jenë të mëdha. Korçarët janë të vendosur që të ndërtojnë një grup cilësor, për të tentuar direkt ngjitjen në elitë. Nuk kanë në plan që të qëndrojnë më gjatë se një sezon në inferiore, ndaj edhe klubi po merr masat.

kOSTA VANGJELI

E përtej përpjekjeve për të forcuar organikën, korçarët janë duke u përballur edhe me disa largime. Priten edhe të tjera. Bardhekuqtë mund të humbasin një tjetër lojtar. Bëhet fjalë për Kosta Vangjelin, i cili po tenton në të gjitha format që të kalojë në ligën e parë greke. Pavarësisht se ka një kontratë edhe për gjashtë muajt e ardhshëm, mbrojtësi e do kaq shumë këtë aventurë në vendin ku ka lindur dhe më herët ka luajtur.

Ende nuk ka asnjë zyrtarizim dhe 21- vjeçari është i dyzuar. Pritet që në ditët në vijim të ketë diçka më konkrete. Vangjeli nga ana e tij është i bindur se do të jetë një eksperiencë më e mirë për të vijimi i karrierës në Greqi, atje ku edhe ka lindur. Ajo që mban pezull ama, është mungesa e ofertave konkrete.

Kjo duket se e mban në udhëkryq korçarin. Nëse qëndron te Skënderbeu, mund të humbasë edhe vendin e titullarit, pasi ekipi pritet të përforcohet me lojtarë me eksperiencë. Po as në Greqi nuk ka është e sigurt. Kjo bën që dilemat të jenë të mëdha. Për momentin asnjë nga palët nuk ka pranuar të bëjë komente rreth kësaj çështjeje. E megjithatë, në kampin korçar nuk e quajnë më një dramë largimin e tij.

– Arena e Lajmit


Loading…

Ka kontratë edhe 6 muaj, por talenti i Skënderbeut po kërkon ekip në Greqi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook