Policia e Kukësit ka vënë në pranga një 44-vjeçar i cili u kap duke transportuar me automjet, emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.
Policia bën me dije se bashkë me automjetin janë sekuestruar edhe 900 euro.
“Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Morinë, në afërsi të kufirit me Kosovën, duke transportuar me automjet, 5 emigrantë të paligjshën, të cilët do t’i ndihmonte që të kalonin në mënyrë të paligjshme, kufirin me Kosovën, kundrejt fitimit”, thuhet në komunikatën e policisë.
Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.