Milani merr goditjen e dytë në merkato, pas Sançesit “braktiset” nga një tjetër “fiksim” i Maldinit

Situata e merkatos së Milanit duket të jetë krejtësisht e bllokuar nga situata me rinovimet e Paolo Maldinit dhe drejtuesve të tjerë të kuqezinjve. Nisur nga këto rrethana objektivat e merkatos së “Djallit” duket se kanë humbur durimin dhe kanë vendosur të vazhdojnë negociatat me klubet e tjera të interesuara, ku pas Renato Sançez edhe mbrojtësi i Lilës Botman është pranë transferimit te Njukasëll në Premier Ligë.

BOTMAN 1

Sipas raportimeve nga “Sport Mediaset”, klubi francez ka vendosur të pranojë një ofertë prej 37 milionë eurosh nga ana e Njukasëllit, propozim ky superior nga ai i kuqezinjve që ishin ndalur në 30 milionë euro.

Edhe vetë mbrojtësi duket i bindur për këtë transferim duke negociuar tashme kushtet personale të kontratës 5-vjeçare me klubin e Premier Ligës, e cila do të vuloste kështu një tjetër objektiv të sfumuar të kuqezinjve.

Arena e Lajmit


Loading…

Milani merr goditjen e dytë në merkato, pas Sançesit “braktiset” nga një tjetër “fiksim” i Maldinit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook