“Anijet do prodhojnë energji me naftë D-2, e ndaluar të përdoret”/ Paralajmëron eksperti: Nëse do ketë rritje të çmimit të energjisë për biznesin dhe qytetarin, katastrofë zinxhir

Elezi Ekspert

Eduard Elezi, ekspert për energjinë ka paralajmëruar se nëse do të ketë përsëri një rritje të çmimit të energjisë për biznesin dhe qytetarin, do jetë një katastrofë zinxhir.

Elezi tha në tryezën e organizuar nga kreu i PD-së Sali Berisha me ekspertë të fushës se KESH ka lidhur një kontratë për të sjellë dy anije moto-gjeneratorë dhe nuk janë TEC-e. Sipas tij, këto anije kanë një qira që për 2 vjet shkon 70 milionë euro dhe se konsumojnë një naftë D-2, dhe këtu është e ndaluar të përdoret. Ai shtoi se bashkë me naftën shkon një kosto prej 700 milionë eurosh në total.

“90% e konsumit të biznesit është konsumi me çmim të rritur. Tani tendenca tjetër është rritja e çmimit për familjarin dhe biznesin e vogël. Nëse do të kemi një rritje përsëri për biznesin dhe qytetarin, është një katastrofë zinxhir.
99% e konsumit është energji elektrike, pasi çdo biznes me të punon, sepse nuk kemi alternativë gazi.
Çfarë ka ndodhur tjetër? KESH ka lidhur një kontratë për të sjellë dy anije moto-gjeneratorë dhe nuk janë TEC-e. Është një kontratë e KESH. Këto anije kanë një qira që për 2 vjet shkon 70 milionë euro. Ata konsumojnë një naftë D-2, dhe këtu është e ndaluar të përdoret. Bashkë me naftën shkon një kosto prej 700 milionë eurosh në total.
Pse KESH nuk mbaron atë defekt që ka TEC-i i Vlorës.
E dyta, pse nuk ndërtohet një TEC i ri afër gazsjellësit. Me 70 milionë euro qira, mund të ndërtohet një TEC afër 100 mega, aq sa është i Vlorës.
Energjia e rinovueshme me panele diellore, ashtu siç janë indiciet e BE, që është përparësi tani edhe për shkak të luftës në Ukrainë. Nuk është dhënë asnjë leje. Ka miratime paraprake. Shkon ministrja bën show televiziv. Diku nga 20 mega të ndërtuara në Fier, nuk ka asnjë leje tjetër.
Në këto kushte ku jemi, ku do ta shesin këtë energji. Këta nuk janë transparentë. KESH ka hapur një tender për të blerë platformën për të bërë tenderat e energjisë. Dështoi në shkurt. Çfarë bën këta, ndërtuan një platformë që nuk është transparente.
Nga 5-6 mijë punonjës që ka pasur Operatori i Shpërndarjes, ka shkuar në 20 mijë njerëz. KESH me 3 HEC-e ka 2 mijë njerëz në punë. Fryrje e madhe e administratës”, tha Elezi.

“Anijet do prodhojnë energji me naftë D-2, e ndaluar të përdoret”/ Paralajmëron eksperti: Nëse do ketë rritje të çmimit të energjisë për biznesin dhe qytetarin, katastrofë zinxhir

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook