Renato Torollari, pronari i furgonit të firmës “Morava 93” që kryen transport udhëtarësh me bazë qytetin e Korçës është prononcuar për mediat pasi pa automjetin e tij të digjej në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm.
Ai mohon që të ketë konflikte dhe e vendos theksin te konkurrenca, teksa e konsideron zjarrvënien të qëllimshme.
“Siç e shikoni dhe vetë i kanë vënë zjarrin autobusit dhe e gjithë kjo si pasojë e konkurrencës së punës. Linja Korçë-Poogradec, Korçë-Sarandë dhe Korçë-Gjirokastër. Nuk bëhet më si mjet. Me persona të tjerë s’kam probleme, me askënd, thjesht konkurrenca”, thotë pronari i furgonit.
Ndërkohë gazetarja Lorena Kodra arriti të sigurojë për BalkanWeb edhe pamjet nga kamerat e sigurisë, që tregojnë një person të veshur me të zeza që i afrohet furgonit të parkuar dhe i vendos flakën, duke u larguar më pas me një automjet ngjyrë gri.
Arena e Lajmit