Milani duket se pas lajmeve të fundit për dy objektivat e merkatos Sançes dhe Botman që duket se do të transferohet në skuadra të tjera duke “tradhtuar” kuqezinjtë ka vënë në lëvizje klubin për të zyrtarizuar rinovimet e Paolo Maldinit dhe Riki Masara që janë përgjegjës për merkaton.
Sipas ‘MilanNews.it”, mbetet vetëm të pritet zyrtarizimi për të dy këto marrëveshje që do të zhbllokojnë më në fund merkaton e kuqezinjve dhe do ta startojnë atë në javën e ardhshme.
Bisedimet e ditëve të fundit duket se e kanë bindur më në fund dyshen të hedhë firmën në kontratën e re dhe të nis kështu punën për përforcimin e skuadrës së sezonit të ardhshëm.
Arena e Lajmit
Loading…