VIDEO/ U arrestua me bujë, mjeku i Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore, ka pësuar…

Fitim Marku

Mjeku i Qendrës Spitalore të Traumës Fitim Marku i arrestuar për korrupsion ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se mjeku ndodhet në spital, ku do t’i komunikohet masa e sigurisë, por ndërkohë mësohet se Marku ka pësuar ishemi cerebrale.

Mjeku anestezist Fitim Marku u arrestua me bujë më 23 shtator pasi dyshohet se ka marrë ryshfet për disa ditë me radhë nga qytetarët në spital.

Uniformat blu e kanë monitoriuar situatën e mjekut Marku pas denoncimeve nga pacientet për abuzim të detyrës nga ana e tij.

Në këtë mënyrë, policia ka futur në spital një pacient (agjent i infiltruar), i cili i ofroi mjekut shumën prej 20 mijë lekësh, të cilën ai nuk e ka refuzuar.

Prokuroria e Tiranës nëpërmjet një deklarate për mediat ka njoftuar se gjatë aksionit të policisë me agjentë të infiltruar te Spitali i Traumës, përveç mjekut anestezistit Fitim Marku, në pranga kanë rënë edhe një kolege e tij mjeke dhe një infermiere.

Prokuroria sqaron se hetimi ka vijuar për disa javë dhe rezulton se këta punonjës të spitalit merrnin shuma të konsiderueshme parash në formë ryshfeti nga pacientët.

Arena e Lajmit

VIDEO/ U arrestua me bujë, mjeku i Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore, ka pësuar…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook